Përveç spektaklit që dhuroi Inter-Empoli, protagonistë jo pak herë u bënë arbitrat.
Në të 12-ën, një top i Stulaç, i devijuar nga Perisiç gjen në pozicion jashtë loje Pinamontin që e kthen për Zurkovskin i cili shënon. Goli anulohet, me Perisiçin që nuk quhet pjesë e aksionit.
Episodi i minutës së 23-të ishte në disfavor të palës tjetër, me një penallti të akorduar nga kryesori Manganielo dhe të anuluar nga VAR-i, pasi u konfirmua ndërhyrja e Parizit te topi dhe jo te këmba e Barelës.
Italiani do të ishte pjesë edhe e dy episodeve në vazhdim, për një penallti të pretenduar, por që u konsiderua zhytje e tij në zonë nga arbitri dhe VAR-i dhe më pas edhe në aksionin e golit të dytë, që nis pikërisht nga 25-vjeçari, i cili kryen një ndërhyrje ndaj Asllanit në mesfushë për të përfunduar më pas te goli.
Manganielo dhe VAR-i e akorduan të rregullt golin, megjithëse episodi ngelet ende i diskutueshëm.
Arena e Lajmit
