Tirana u ka dhënë fund përgatitjeve për sfidën derbi me Partizanin.
Me një ushtri mungesash, Shehi është munduar të bëjë diçka ndryshe.
Kështu, Ëngjëll Hoti do të luajë sulmues qendror, ndërsa Ismajlgeci do të jetë sulmues i majtë.
Gjumsi nuk do të luajë ashtu si Xhixha e Najdovski që janë të pezulluar. De Silva dhe Ngoja janë të dëmtuar. Skuadra, pasi zhvilloi një mbledhje taktike para stërvitjes, u pa të punonte në fushë, ndërsa Shehi ka punuar me vendosjen e ekipit në lojë.
Tiranës, që të shpallet kampione e Shqipërisë në këtë moment që flasim, i duhen 2 pikë. Ajo është e para me 10 pikë avantazh nga vendi i dytë, Laçi, dhe në katër takimet e mbetura matematika është shumë e thjeshtë.
Nëse fiton, është e kurorëzuar kampione. Tirana shpallet kampione e Shqipërisë nëse barazon ajo dhe barazon edhe Laçi. Kampione shpallet edhe nëse barazon dhe humbet Laçi.
Nëse fiton Laçi e barazon Tirana, bardhebluve u duhet edhe një pikë tjetër dhe festa shtyhet me Vllazninë. Bardheblutë shpallen kampionë edhe me humbje, por sigurisht nëse humbet edhe Laçi.
Arena e Lajmit
