“Nivel i lartë korrupsioni”/ Deklarata e fortë e Spartak Brahos: Rama ka bërë punë të mira, por dhe ca jo të mira. Pas një jave do t’ju tregoj se…

8787878787878

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, i ftuar në emisionin “Frontline” në News 24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka bërë deklarata të forta kundër kryeministrit Edi Rama.

Spaho e quan një “lajthitje” sulmin e Ramës ndaj SPAK, teksa thotë se këtë e bën “sepse mund të ketë edhe frikë”.

Ai i ka bërë thirrje që të mos merret më me SPAK, ndërsa paralajmëroi se pas një javë do të tregojë arsyen se përse Rama po sulmon këtë institucion pikërisht tani.

“Rama ka bërë punë të mira por ka bërë dhe disa punë jo të mira… niveli i lartë i korrupsioni”, tha ai mes të tjerash.

Po kërcënon Rama?

“Kur them lajthitje janë të tëra, edhe kërcënim, edhe frikë mund të ketë…. I thash ‘ti vetëm Luigji i XIV nuk bëhesh dot’. Nuk thuhet shteti jam unë, ka zgjedhur një model atje dhe i referohet që shteti është kryeministri, jo kryeministri është pushteti dhe pushteti është strukturë ekzekutive e veçantë, e pavarur.

Edhe një herë mos u merr me SPAK, në mënyrë kategorike! Ka strukturat e tij ku jep llogari.

SPAK ka nevojë për oficerë të policisë gjyqësore për punonjës të BKH, nuk i ka, SPAK s’ka akoma zyra, punon me përgjime, të tëra strukturat e hetimit punojnë me përgjime…”, u shpreh ai.

Pse tani sulmi ndaj SPAK?

“Më vë në pozitë të vështirë kjo pyetje.  Rama ka bërë punë të mira por ka bërë dhe disa punë jo të mira… niveli i lartë i korrupsioni. T’i thuash SPAK merru me mua, ose merru me Berishën, me Metën, ose merru dhe me ata, d.m.th se ke dijeni se tek të tutë duhet të merret SPAK. Por SPAK dhe po se the do merret, pse e thua? Pse e fut në atë vorbull? Të shohë punën e tij.

Pse tani ky sulm?! Këtë nuk do ta them sot, por ta jap fjalën që do ta them pas një jave, do  verifikoj disa gjëra, ka çështje plot në hetim, edhe nga të majtë edhe nga të djathë”, tha Spaho.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×