
Pas një ditë të lodhshme në palestër, Rita Ora ka marrë disa minuta për tu kujdesur për fytyrën e saj.
Pas djersitjes nga ushtrimet, ajo ka përkëdhelur lëkurën me një maskë hidratuese. Këngëtarja, ndau një instastory me 16.1 milionë ndjekësit e saj teksa pushonte me maskën e aplikuar në fytyrë.
Mbrëmja e kujdesit për veten erdhi pasi Rita postoi një video në TikTok duke bërë si lozonjare, nën tingujt ikonik nga Chris Hughes në pjesën ku ai thotë ‘të gjithë më duan mua’.
@ritaora Every person fancies me and my spot. #fyp #foryoupage ♬ original sound – 📺
Siç në fakt rri shumicën e kohës, sidomos në këtë foto ajo dukej shumë thjeshtë me flokët e lidhura topuz lart.
“Pas djersës bëjmë një maskë për fytyrën. Më pëlqen kujdesi për veten. Është pjesa ime preferuar,’-shkuan Rita përbri fotos.
Kohëve të fundit Rita Ora është shumë aktive në rrjete e saj sociale, sidomos Instagram dhe TikTok ku ndan me fansat video nga përditshmëria ose edhe skena gazmore.
Ju kujtojmë që disa ditë më parë skenaristi fitues i Oscarit, Taika Waititi dhe e dashura e tij, trajnerja e The Voice Australia, Rita Ora, u shfaqën me veshje të kombinuara teksa morën pjesë në prezantimin e ‘Dior Men’s SS/23’ në Venice Beach.
Rita Ora u shfaq e veshur me një kostum; pantallona të zeza të gjera, dhe bluzë me stampa ngjyrë të bardhë, të zgjedhur nga dyshja e stilit Rob Zangardi + Mariel Haenn.
Ndërsa i dashuri i saj, Waititi kishte veshur një këmishë të kuqe Dior të hapur, nën një kostum gri për meshkuj Dior SS/23 me atlete Dior të zgjedhura nga stilistja Jeanne Yang.
Çifti, të cilët fillimisht u takuan në shkurt 2018 , pozuan fillimisht në tapetin blu të festimeve të modës. Ora dhe Waititi më pas zunë vendin e tyre, në rreshtin e parë, përkrah pesë herë fitueses së Grammy-t, Christina ‘Xtina’ Aguilera dhe katër herë fituesit të Emmy-t, Daniel Levy.