Në Spanjë është një traditë që kur një skuadër shpallet kampione, në ndeshjen e radhës, skuadra kundërshtare bën atë që njihet si “pasillo” ose roja e nderit.
Barcelona ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë në takimin e sotëm kundër Betisit, për të respektuar fituesit e Kupës së Mbretit. Por krejt tjetër është atmosfera në Madrid.
Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Atletiko e Madridit, rivalja e Realit të dielën në mbrëmje, nuk ka ndër mend të nderojë rivalët e qytetit. Prej ditësh drejtuesit dhe lojtarët e Atletikos kanë lënë të kuptohet se rivaliteti shumë i ashpër me Realin e bën të pamundur një gjë të tillë.
Marrëdhëniet mes dy klubeve janë acaruar ndjeshëm vitet e fundit.
PANORAMAPSORT.AL
