Pol Pogba është një tjetër emër i madh në këtë sezon që kërkohet me ngulm nga ekipet e mëdha të Europës, pasi do të largohet me parametra zero nga Mançester Junajtid.
Klubi i fundit që ka shfaqur interes për mesfushorin francez, është rivali i “Djajve të Kuq”, Mançester Siti, me Guardiolën që e pëlqen idenë për të pasur në ekip Pogbanë.
Duket se dhe 29-vjeçarit i pëlqen ideja që të vihet nën urdhrat e teknikut spanjoll, me “Qytetarët” që do të kërkojnë me ngulm të triumfojë në Ligën e Kampionëve.
Nëse ky transferim arrihet, atëherë mund të cilësohet si një nga tradhtitë më të mëdha në historinë e Premier Ligës.
Arena e Lajmit
