VIDEO/ Spektakël në tribuna, tifozët e Tiranës i vënë flakën “Elbasan Arenës”! Ndeshja ndërpritet për disa minuta

Nuk kishte si të mungonte spektakli në tribuna, në derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Edhe pse ky derbi historik, nuk luhet në kryeqytet, por në “Elbasan Arena”, në minutën e 58-të, tifozët bardheblu, rrëmbyen skenën, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në tribunën mbrapa portës së Visaj Bekajt.

Elbasan Arena

Grupi “Fanatics”, shpalosën të gjithë artilerinë e rëndë, duke ndezur një numër të madh tymuesesh, që sollën edhe ndërprerjen e ndeshjes për afro 4 minuta. U prit deri sa tymi të pastrohej, që ndeshja të rifillonte sërish. Një moment me të vërtetë elektrizues, për më tepër shikoni video:

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×