Partizani, legjenda e basketbollit shqiptar, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e nivelit të dytë në sportin e koshit. 33-herë kampionët e Shqipërisë e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë “play out” kundër Besëlidhjes.
Takimi i zhvilluar në sallën “Farie Hoti” u fitua nga lezhjanët me rezultatin 71-65 (16-12, 16-10, 11-20, 28-23). Kështu Besëlidhja ngjitet me meritë të plotë në Superligë, duke shënuar një arritje historike për klubin.
ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit
