
Aktori i njohur shqiptar Besmir Bitraku zbuloi pak javë më parë se do bëhet baba për herë të parë.
Ai celebroi dashurinë në fshehtësi pa ceremoni dhe vëmendje. Aktori i shumë roleve në teatër nuk publikoi asgjë në rrjetet sociale, por dëshmitari dhe miku i tij, Florian Agalliu tregoi me anë të një video pak momente nga celebrimi, ndërsa Besi dhe partnerja e tij po firmosnin.
Besi zbuloi se të birit do t’i vendos emrin e të atit të ndjerë, Marko. Besmiri është djali i aktorit të ndjerë, Marko Bitraku, i cili ka lënë gjurmë në artin shqiptar me rolet e tij të panumërta, humorin brilant dhe karakteret e papërsëritshme.
Pak ditë para se djali i itj të vijë në jetë Besmiri ka folur i emocionuar në një intervistë për “Abc e Mëngjesit”.
“Për disa ditë bëhem baba. Do të bëhem me djalë. Emrin e ka menduar nusja dhe do ia vendos Marko. Nusja është arkitekte. Në fillim menduam se ishte vajzë, e kishte ngatërruar doktori”. –zbuloi Besmiri.
Në intervista të ndryshme ai ka treguar lidhjen e ngushtë që ka me të atin. “Unë kam pasur një raport të veçantë. Marko ka qenë një njeri që i shtronte vetë rrugët për të të bërë një mik shumë të mirë, një shok shumë të mirë dhe se kam ndjerë kurrë raportin prind-fëmijë, por e kam ndjerë veten shok, koleg me të”, -ka treguar ai.
Partnerja e Besit quhet Irini Ziu dhe është arkitekte e piktore.