
Një makinë është shkrumbuar totalisht në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se makina tip Fiat dhe pa targa ka qenë e parkuar në atë zonë prej kohësh. Ndërkohë që nga banorët është njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por makina është djegur totalisht.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për gjetjen e autorit që i ka vendosur flakën.
Arena e Lajmit