Detajet nga arrestimi i Ballist Morinës në Kukës, ja arsyeja e ndalimit. Reagon policia

Detaje të reja nga arrestimi i supertifozit të Kombëtares shqiptare Ballist Morina. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Morina është arrestuar
nga policia e Kukësit paraditen e sotme në qytetin e Kukësit.

Të njëjtat burime thonë se ndaj Ismail Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi nga Policia Kukës

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës. Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×