Incident në avionin ku udhëtonte Xherdan Shaqiri/ Panik në bord, ja çfarë ndodhi

xherdan-shaqiri2

Një incident ka ndodhur ditën e sotme, ku i përfshirë ka qenë edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Teksa ka qenë duke u kthyer nga Chicago, ku dhe luan për në Zvicër, avioni ka pësuar difekt. Paniku i shkaktuar tek pasagjerët ka qenë i madh. Megjithatë për fat të mirë, pas disa momentesh, pilotët e kanë ulur në pistë, pa asnjë problematik për pasagjerët dhe fluturimi i linjës është shtyre.

Zëdhënësi i Federatës zvicerane, ka shpjeguar se Shaqiri do të mbërrijë me vonëse në grumbullim, për shkak të këtij incidenti.  “Shaqiri ishte në aeroplanin për në Zyrih, por aeroplani është dashur të kthehet prapa dhe të ulet sërish në Chicago pak minuta para nisjes për shkak të një defekti. Xherdani do bashkohet me ne të mërkurë”, tha Arnold.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×