Maksi Lopez-Uanda Nara, marrin fund zënkat. “Paqja” kushton 2 milion dollarë

Maksi Lopez dhe Uanda Nara më në fund janë në paqe me njëri-tjetrin. Të paktën sa i përket një beteje ligjore që zgjaste prej vitesh mes të dyve.

jhjghjgh

Ish-futbollisti dhe menaxherja kishin zhvilluar rreth 40 procese gjyqësore që kishte të bënin me detyrimet që ai nuk kishte paguar për tre fëmijët që ka me të: Valentino, Benedikto dhe Konstantino, të cilët jetojnë me të ëmën.

Uanda Nara pas divorcit kishte kërkuare vazhdimisht që Maksi Lopez të paguante për rritjen e tyre por ai kishte refuzuar duke nxjerrë si pretekst martesën e saj me Mauro Ikardin. Por pas seancave të shumta gjyqësore që zgjasin prej vitesh, ka ardhur koha e paqes. Ajo është vënë pasi është gjetur një akord në gjykatë, ku Maksi Lopez i ka kaluar në pronësi Uanda Narës vilën e tij në zonën e Santa Barbara në Buenos Aires, një ndërtesë trekatëshe me një vlerë rreth 2 milion dollarë. Përveç kësaj, ai do të paguajë një çek çdo muaj për rritjen e fëmijëve derisa të mbushin 21-vjeç. Maksi Lopez dhe Uanda Nara ishin të martuar nga viti 2008, deri në vitin 2013.

PANORAMASPROT.AL


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×