
Shqipëria shquhet për vajza të bukura, e një ndër to është edhe Nora Istrefi.
Këngëtarja është dalluar gjithmonë për linjat e saj të rrumbullakosura. Edhe pse është nënë e një vajze, duket se Nora nuk e lë pas kujdesin për trupin e saj.
Këngëtarja përpos fotove ku vë në pah linjat e saj, nuk e ka problem të postojë edhe foto të ndryshme me bikini. Së fundmi Nora ka vendosur të shijojë diellin, dhe të marrë disa rreze në pishinën e saj. Sigurisht artistja ka ndarë disa fragmente nga relaksi i saj me ndjekësit, ku duhet thënë se duket e mrekullueshme në bikini e saj ngjyrë portokalli.
Në video këngëtarja është shfaqur pa make up, teksa mban edhe një kapele në kokë.
Ju kujtojmë që gjatë sfilatës së Valdrin Sahitit, në dhomat e grimit, mes Leonora Jakupit dhe Norës ka pasur momente tensioni. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kështu, Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të shoëbizzit kosovar, kolegë këta që pasi kanë qëndruar me Leonorën, as nuk kanë “guxuar” të afrohen te Nora, pas raportit të tensionuar të krijuar.
Për ata që nuk e dinë këngëtaret kanë qenë shoqe kohë më parë, por tani as nuk përshëndeten me njëra-tjetrën. Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër.