Ardian Mema, ish-futbollist e trajner i Tiranës, analizoi në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, suksesin e bardhebluve në derbi që i dha edhe titullin kampion.
“Tirana ktheu reston e para tre viteve kur u shpall Partizani kampion në derbi. Ishte një punë shumë e gjatë e mirëmenaxhuar, e kanë menaxhuar mirë këtë vit klubin. Ky ka qenë suksesi i Tiranës.
Tirana priste në 6 javët e fundit që të shpallej kampion, por më e bukura ndodhi kjo që shpresonin tifozët e Tiranës. Kjo është bukuria që u fitua kundër Partizanit. E ka merituar këtë vit se ka bërë punën më të mirë duke e krahasuar me klubet e tjera”, tha Mema.
“Kemi aluduar disi nga fundi, por janë nga diferenca me ndjekësit, me Laçin që ishte shumë e madhe. Tirana ka luksin të tolerojë, që të ndodh, na ka ndodhur të gjithëve se vjen fundi dhe lojtarët kanë një lloj neglizhence. Edhe në stërvitje, trajnerët mundohen që t’i argëtojnë në stërvitje për t’i mbajtur në tonus. Por Tirana i ka bërë gjërat shumë mirë këtë vit, nuk ka pasur edhe rival e ky ishte fati i Tiranës. Se po të kishte, do të flitnim ndryshe”, theksoi ai.
Më pas, Mema tregoi një prapaskenë të bisedës me presidentin e bardhebluve, Refik Halili, sa i përket strategjisë së të ardhmes. “Kisha një telefonatë me presidentin Halili, ku e urova, Pjesa e rëndësishme për të ishte të mbante grupin e futbollistëve. Siç më tha, me 99 përqind të rasteve ka mbaruar punën e futbollistëve sa u përket kontratave. Nuk e kam folur punën e trajnerit të them të drejtën. Nga ana ime me afrimitet e si dashamirës i Tiranës i thashë që këtë grup duhet të mbash dhe sidomos për Kupat e Europës se turi i parë është shumë e rëndësishme se ke mundësi. Mua më tha ‘me 99 përqind të futbollistëve do t’i mbaj’”, tregoi Mema.
Arena e Lajmit
