
Laverne Cox është prova më e mirë se mosha është vetëm një numër.
Aktorja e “Orange Is the New Black” festoi ditëlindjen e saj të 50-të duke pozuar përgjatë pishinës së saj e veshur me bikini “minimaliste”.
“50… Kështu duket. Gëzuar ditëlindjen për mua,” -shkroi Cox krahas videos së postuar në Instagram.
View this post on Instagram
Ylli i “Inventing Anna” mban mbi rrobat e banjës së saj edhe një pelerinë të tejdukshme me taka të larta rrjetë.
View this post on Instagram
Ka qenë një muaj ky i rëndësishëm për Cox-in. Së fundmi është krijuar një kukull barbin posaçërisht për të duke shënuar herën e parë që Mattel ka nxjerrë një kukull të bërë në ngjashmërinë e një personi transgjinor.
Madje, aktorja ndihmoi në krijimin e veshjes së kukullës së saj, një kostume argjendi me shkëlqim, të vendosur nën një korse ngjyrë të kuqe të errët dhe një fund të gjatë rrjetë në të njëjtën nuancë.
Ju kujtojmë që Cox habiti fansat, kur u shfaq e veshur me të njëjtin fustan si kukulla e saj në një festë të organizuar para ditëlindjes së 50-të të saj.
View this post on Instagram