Një ide për një tatuazh minimalist por domethënës nga Selena Gomez

selena-gomez-tatuazhe-panorama-plus

Koha kalon dhe Selena Gomez vazhdon të jetë ‘e ngecur te e njëjta dashuri e vjetër’ për tatuazhet…

Gjatë fundjavës, këngëtarja e “Same Old Love” ndau një foto të tatuazhit të saj të ri në një video të postuar në TikTok. Në video 29-vjeçarja ka treguar gdhendjen e re në kyçin e këmbës ku shkruhet: “By god. ” (Do të thotë “Për Zotin”, pra “Betohem në Zot” për të theksuar se dikush po thotë të vërtetën.)

Siç mund të dinë fansat e saj, ky nuk është tatuazhi i parë që ajo ka bërë. Në fakt, dhjetorin e kaluar, tatuazhisti Keith “Bang Bang” McCurdy – i cili ka bërë disa prej tatuazheve të këngëtares në të kaluarën – zbuloi se ai ka bërë diku tek 8-10 tatuazhe të ndryshme që janë “të fshehura në të gjithë trupin e saj”. McCurdy gjithashtu tha se i ka bërë edhe dy duar që luten me një rruzare, që ajo e mban të fshehtë.

 

Ja disa nga tatuazhet e saj:

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×