
Mbrëmjen e djeshme Rudina Magjistari ishte e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”. Rudina ka publikuar një foto në rrjetin e saj Instagram ku ndodhet në krah të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsuit, ku shkruan se është një takim pas plot tre dekadash.
“Ritakim në skenë e në pult me regjisoren ikonike Vera Grabocka pas plot 3 dekadash. Koha sit mirë gjithçka dhe ajo që mbetet janë më e mira: respekti, vlerësimi, profesionalizmi dhe mirënjohja për mundësi profesionale, të cilat kanë shënjuar jo vetëm rrugëtimin tënd, por edhe vetë historinë televizive shqiptare @veragrabocka @alketavejsiu Mbrëmja e djeshme më la një shije shumë të mirë @nëkurthinepiterpan5.
Rudina është një moderatoret më të dashura të publikut prej më shumë se 30 vite eksperiencë në ekran, ajo është një nga ata persona e cila rrallë herë flet për jetën e saj personale, por me sa duket mbrëmjen e djeshme “Në Kurthin e Piter Pan” i ka zbrazur të gjitha.