VIDEO/ Conference League, tifozët nuk ndalen, përplasen me policinë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme

88888

Një ditë para ndeshjes Feyenoord dhe Roma, duket se gjërat nuk kanë shkuar aspak siç pritej… Tifozët e dy skuadrave të cilët kanë nisur të mbërrijnë në Shqipëri që tre ditë parë, në orët e vona të natës kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar jo pak trazira, ku pas sherreve në lokal, ata janë përplasur edhe me policinë.

Siç shihet edhe nga videot e siguruara nga gazetari Osman Stafa, kordonë të shumtë policie janë vendosur në pika kyçe të kryeqytetit, për të parandaluar agravimin e situatës.

Sakaq, policia e Tiranës ka bërë bilancin e natës së dhunshme në kryeqytet të krijuar nga tifozët e dy ekipeve të finales së Conference League, ku janë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×