
Ylli i Çelsit, Ben Çiluell, është fotografuar duke u kapur përdore me modelen seksi të “Netflix”, Holi Skarfon, në Los Anxhelos.
23-vjeçarja përflitej se ishte në një lidhje me një aktor, por mediat britanike duket se e kanë hedhur poshtë këtë lajm, pas fotove të fundit me Çiluell, ku ky i fundit duket se i sjell dhe lule bukuroshes.
Lajmi u përhap menjëherë në Angli, me mediat që e cilësojnë Holin si arsyen pse Çiluell u nda nga ish e dashura e tij Kamila Kendra, me këtë të fundit që ka qenë në një lidhje dhe me yllin e Formula 1, Luis Hemilton.