Publikohen fotot nga filmi i ri i yllit të ‘Gladiator’, Russell Crowe më në formë se kurrë

russell-crowe-prizefighter-the-life-of-jem-belcher-1

Janë publikuar fotot e reja të Russell Crowe në filmin e tij të ri ‘Prizefighter: The Life of Jem Belcher’.

Dhe aktori australian, 58 vjeçar, ka nxjerrë në pah fizikun e tij, teksa godet gjatë një skene zënke një nga kolegët e tij. Russell do të luajë rolin e gjyshit të Jem, Jack Slack në filmin, i cili tregon historinë e boksierit legjendar.

Në fotot nga filmi ai tregon muskujt në një jelek lëkure. Vitin e kaluar, aktori udhëtoi në Maltë me të dashurën e tij amerikane Britney Theriot për të filmuar filmin. Atyre iu bashkua edhe ish-lojtari i ‘South Sydney Rabbitohs’, Sam Burgess, i cili luajti si asistent i yllit të Hollywood në xhirime.

Ndërkohë, Russell dhe Britney u takuan në Sydney me avion privat të dielën. Russell zotëron një pronë tnë Nana Glen, Coffs Harbour.

 

Ai zakonisht e ndan kohën e tij mes Sydney dhe Coffs Harbour. Çifti konfirmoi romancën e tyre të përfolur prej kohësh me një puthje në fushën e tenisit në nëntor 2020. Fituesi i Oskarit besohet se është takuar për herë të parë me aktoren në xhirimet e filmi të vitit 2013, ‘Broken City’. Britney ka hequr dorë nga aktrimi dhe është bërë një agjente imobiliare.

Çifti nuk kanë folur publikisht për romancën e tyre, pavarësisht se janë fotografuar së bashku në shumë raste. Russell u martua me ish-gruan Danielle Spencer në prill 2003 në fermën e tij në Nana Glen. Ata u ndanë në vitin 2012 dhe finalizuan divorcin e tyre gjashtë vjet më vonë. Russell, ndërkohë, së shpejti do të ndërtojë një studio të madhe filmi në Coffs Harbour.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×