Zgjedhjet për kryetarin e PD, ja si do të jetë fleta e votimit

Berisha Ipsen Elezi

Teksa më datë 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka sqaruar se si do të jetë fleta e votimit.

Ditën e sotme u hodh shorti renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, ku mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha mësohet se do të jetë i pari dhe Ibsen Elezin.

MIRATIMI I FLETËS SË VOTIMIT PËR KRYETAR TË PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.

Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

1. Sali Berisha
2. Ibsen Elezi

Komisioni do njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë dt 17 maj 2022.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×