“Dëshira e fundit” e Raiolës, zbulohet klauzola speciale në kontratën e Haland me klubin e ri

Erling Haland është shumë parën transferimit te skuadra e Mançester Sitit, me futbollistin norvegjez që do të vihet në urdhrat e Pep Guardiolës në javët e ardhshme. Ky transferim ishte marrëveshja e fundit që Mino Raiola kishte përfunduar para se të ndërronte jetë, marrëveshje kjo ku superagjenti nuk harroi të vendoste edhe një klauzolë të veçantë për të ardhmen e futbollistit.

646

Sipas medias spanjolle “AS”, Raiola i nisur dhe nga dëshira e sulmuesit vendosi një klauzolë në kontratën e futbollistit ku shkruhej se ai mund të kërkonte largimin pas 2 sezonesh në skuadër nëse një tjetër klub paguante 150 milionë euro për të.

Kjo duket të jetë arsyeja pse Reali hoqi dorë nga gara për 21-vjeçarin, më Sitin që këmbënguli në blerjen e tij edhe me këto kushte.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×