DETAJET/ Plagosja me armë e të miturit në Pukë, ngjarja në lokalin e të atit. Autori kishte konflikte me…

Ambulance 640x440 1

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë një 11-vjeçar.

BalkanWeb mëson se i mituri dyshohet se është qëlluar me armë nga një 17-vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lokalin e babait të të voglit, të cilin e kishte me qira.

Autori dyshohet se kishte konflikte të mëparshme me kushërinë e të mitur, dhe se ka qëlluar mbi të pasi nuk ka gjetur të afërmin.

Sakaq, policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij pasi pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë 11-vjeçari me inicialet A.N, është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×