Fundjava që sapo lamë pas, ishte një fundjavë shumë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.
Faqja e mirënjohur e statistikave, “Sofa Score” ka bërë me dije vlerësimet e saj për legjionarët që aktivizohen në kontinentin e vjetër.
I pari në këtë renditje është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, i cili vlerësohet me notën 8,4, ku ka shënuar një dopietë me Bolusporin e tij ndaj Samsunsporit në Ligën e Parë turke.
I dyti është renditur, Enis Çokaj, i cili vlerësohet me notën 8,1, ku ka dhuruar dy asiste për skuadrën e tij Lokomotiv Zagreb ndaj Goricës.
I treti është renditur, portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili është vlerësuar me notën 7,9, ku ka bërë një pritje të mrekullueshme të penalltisë së Insinjes me Torinon e tij.
I katërti është renditur Odise Roshi, i cili vlerësohet me notën 7,6, ku ka dhuruar asist te goli i Bekim Balajt ndaj Samsunporit.
I pesti është klasifikuar, portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili vlerësohet me notën 7,4, ku ka kryer një paraqitje fantastike me fanellën e Lacios ndaj Sampdorias.
VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE” –
– Arena e Lajmit
