Goli ndaj Specias/ Berat Gjimshiti hyn në historinë e Atalantës në Serinë A, mbrojtësi i Kombëtares bëhet lojtari…

Atalanta ka arritur të fitojë ditën e djeshme me rezultatin 1-3 ndaj Specias në transfertë.

GJIMSHITI

Një ndër autorët e golave ishte dhe Berat Gjimshiti, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili shënoi golin e 1-2 në minutën e 73′.

Sipas faqes së statistikave, “OPTA Paolo”, Gjimshiti hyn në historinë e Atalantës duke u bërë kështu shënuesi i 20-të i ndryshëm i bergamaskëve në këtë sezon në Serinë A.

Në 5 kampionatet më të forta të Europës, vetëm Barcelona ka më shumë lojtarë të ndryshëm që kanë realizuar në këtë sezon futbollistik 2021/2022, plot 22 të tillë.

Aktualisht, Atalanta mban vendin e 7-të në renditje, pozicion që e kualifikon në vitin e ardhshëm në Ligën e Konferencës, duke grumbulluar 59 pikë.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×