Erling Haland është një nga emrat më të përfolur të merkatos së transferimeve, me sulmuesin norvegjez që në ditët e fundit është përfolur për një kalim të bujshëm te kampionët e Anglisë, Mançester Siti.
Ditën e sotme duket se kanë ardhur konfirmimet për këtë transferim, me mediat prestigjioze britanike që njoftuan se 21-vjeçari do ta njoftojë zyrtarisht transferimin te “Qytetarët” brenda kësaj jave.
Drejtori sportiv i Dortmund, Kehl e njoftoi ditën e djeshme se konfirmimet për të ardhmen e Haland do të bëhen publike brenda kësaj jave, dhe duket se ky është edhe plani i norvegjezit së bashku me Mançester Sitin.
Detajet e kontratës priten të bëhen publike në momentin e zyrtarizmit.
Arena e Lajmit
