Nga ekzekutimi në makinë dhe lidhja e tij me viktimat e krimit të dyfishtë në Astir në vitin 2021, miqësia e Can Karriqit me 29-vjeçarin e zhdukur

Can Karriqi

I riu nga Dibra, Ulvi Skana, që rezulton i zhdukur që prej 17 majit, rezulton të jetë mik i Can Karriqit, i cili u ekzekutua me armë zjarri me silenciator.
Karriqi u gjet i pajetë brenda makinës me targa të huaja. në Kodër Kamëz më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Pas vrasjes, u gjet një makinë e djegur tip “Audi” në Institut, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin, të cilët u vranë më 13 nëntor të 2021 me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në Astir. Nuk dihet nëse zhdukja e të riut ka lidhje apo jo me vrasjen e Karriqit. Sipas babait të të riut të zhdukur, ata jetojnë shumë afër banesës së Karriqit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×