Plagosja e të miturit në Pukë, dyshohet se u qëllua nga një 17-vjeçar (VIDEO)

Policia

Detaje të reja për ngjarjen në fshatin Dom në njësinë administrative Gjegjan të Pukës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 11-vjeçar.

Dyshohet se i mituri u plagos nga një 17-vjeçar me armë. Ai është transportuar në spital me një plagë në këmbë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, megjithatë do jenë hetimet që do zbardhin të plotë ngjarjen.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×