Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësoren, shoqërohet në polici shoferi

Elbasan

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan.

Bëhet me dije se shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në spitalin e këtij qyteti.

Sakaq drejtuesi i automjetit I.K., është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×