Interi Simone Inzagit duket se ka filluar nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e radhës. Mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer është prej kohësh në krye të listës përsa i përket mbrojtjes me zikaltërit që kanë menduar në një shkëmbim me lojtarin zikaltër, Di Marko.
Sipas “Tuttomercato.web, drejtuesit e klubit kanë menduar të “sakrifikojnë” italianin për të arritur te 25-vjeçarin, në një ofertë që përfshinë paratë dhe kartonin e futbollistit.
Torino nga ana tjetër do të preferonte më shumë sulmuesin Pinamonti, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë te Empoli me Bajramin, nëse do të kishte zgjedhje në lojtarin që do të përfitonte në këmbim nga Interi.
Arena e Lajmit
