Policia e shoqëroi për sherrin, por i zbuloi kokainë, arrestohet holandezi në Tiranë

Policia E Tiranes E1536863662494 770x391

Arrestohet një shtetas holandez në Tiranë, pasi iu gjet një sasi kokainë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Kevin Ron De Baat.

Ky i fundit u shoqërua nga policia pas një konflikti në rrugën “Abdi Toptani” pak pas finales së Conference League që u mbajt në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×