Alibeaj në Kryesinë e Kuvendit, a do të ketë takim me Ballën për Presidentin? Ja kushti i kreut të grupit të PD

30

Kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, pas ftesës që Taulant Balla i ka bërë për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se kushti i Alibeajt për takimin me Ballën, është që të bëhet vetëm në prani të medias.

Më herët Alibeaj tha se nuk do të ishte i pranishëm sot në orën 18:00 në takimin ku e ka ftuar Taulant Balla, pasi ishte i gatshëm që diskutimin ta bënte në mbledhjen që u mbajt ketë paradite.

“Unë Isha i gatshëm që tani. E patë apo jo? Ata ikën. Këtë histori që jam i gatshëm por sjam i gatshëm, këto jo. A kishte më mirë se aty në konferencë kryetarësh? Publiku po e ndiqte. Këto janë spërdredhje që bën maxhoranca, për të shtyrë ditët, për të trazuar ujërat te opozita”, deklaroi Alibeaj para mediave.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×