Nëpërmjet një projevendimi të bërë publik së fundmi, Bashkia e Tiranës i ka akorduar një fond prej 430 milionë lekë të vjetra për finalen e Konferenc Ligës, që do të zhvillohet më 25 maj në “Air Albania”.

Shi milionash për Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa ky fond është caktuar me qëllim realizimin e aktivitet ndërkombëtar. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë, që do të zhvillohet një aktivitet kaq i rëndësishëm për sa i përket futbollit Europian.
P R O J E K T V E N D I M
“PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE NË FAVOR TË FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT ME QËLLIM REALIZIMIN E AKTIVITETIT NDËRKOMBËTAR EUROPA CONFERENCE LEAGUE FINAL, QË MBAHET NË TIRANË, MË DATË 25 MAJ 2022”
Në mbështetje të nenit 113, pika 2, të Kushtetutës, nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nënpika 1.1, shkronjat “a”dhe “b” , nënpikës 1.3, shkronja “a”, nenit 54, shkronja “dh”, nenit 55, pikat 3 dhe 6 dhe nenit 25 pika 4 të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, ligjit nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, nenit 8 pika 3 dhe nenit 19 pika 4 të ligjit nr. 79/2017 “Për sportin”, të ndryshuar, ligjit nr. 8788, datë 07.05.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar, si dhe në vijim të shkresës nr. 687 prot., datë 28.04.2022, protokoluar pranë Bashkisë Tiranë, me nr. 16171 prot., datë 28.04.2022, të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe memos nr. 16171/3 prot., datë 05.05.2022, të Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit, me propozim të kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak,
V E N D O S I:
- Mbështetjen financiare në shumën prej 41,300,000 lekë, me qëllim realizimin e aktivitetit ndërkombëtar Europa Conference League Final, në Tiranë, vlerë e cila do ti transferohet Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve Tiranë, sipas aktiviteteve të përcaktuara në aneksin nr. 1, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.
- Efektet financiare të pikës 1 të këtij vendimi do të përballohen nga të ardhurat e Bashkisë duke pakësuar Fondin Rezervë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2022, në vlerën 41,300,000 lekë, shpërndarë si më poshtë:
a- Akordimin e fondit prej 28,000,000 lekë, si mbështetje financiare në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar Europa Conference League Final për Federatën Shqiptare të Futbollit, artikulli 604, programi buxhetor 08130 “Sport dhe Argëtim”;
b-Akordimin e fondit prej 13,300,000 lekë, si mbështetje financiare në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar Europa Conference League Final për Shërbimin e Dekorit të Qytetit, artikulli 602, programi buxhetor 08220 “Trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe kulturore .
- Një kopje e vendimit t’i njoftohet Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për ndjekjen dhe bashkëkoordinimin e këtij procesi.
- Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Tirana Parking, Policia Bashkiake, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, të marrin masat e nevojshme në kuadër të zhvillimit të këtij aktiviteti, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.
- Ngarkohet Ndërmarja e Dekorit dhe Eventeve, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar dhe institucione të tjera të varësisë së Bashkisë Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës 6, të nenit 55, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar.
K R Y E T A R
ROMINA KUKO
and then