Krijimi i 100 laboratorëve të para “SMART” në shkollat 9-vjeçare, Shqipëria firmos marrëveshjen me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

454454

Shqipëria firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje do të krijohen 100 laboratorët e parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.

“Është e rëndësishme të shpenzojmë kohën duke mësuar dhe me kalimi e kohës t’ia ofrojmë çdo fëmijë në të gjithë Shqipërinë. Investimi jonë është 3.375 mln dollarë, shpresojmë që këto para të tërheqin para të tjera nga pjesëmarrës që mund të na bashkohen, OJF që duan të na bashkohen. jam i lumtur që e nisim në këtë mënyrë jam mirënjohës për partneritetin që kemi krijuar me qeverinë”, u shpreh drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×