Dinamo mori një pikë shprese me golin e Lilajt në fundin e takimit ndaj Skënderbeut, çka mban ndezur ende një dritë të vakët në fundin e tunelit.
Dinamo është 9 pikë mbrapa rrogozhinasve dhe për të kapur zonën “play out”, do t’i duhet që dy takimet e radhës Egnatia t’i humbasë dhe blutë t’i fitojnë.
Ndërkohë në përballjen direkte në javën e fundit, Dinamo të fitojë me tre gola diferencë. Kjo, për shkak se dy sfida kanë dalë barazim mes tyre dhe një ka fituar Egnatia 0-2.
Arena e Lajmit
