Vllaznia ka fituar në mënyrë dramatike me një gol në minutën e 95-të sfidën direkte për Europën ndaj Kukësit, duke kapërcyer skuadrën e Diego Longos në renditje dhe duke qenë tashëm e pozicionuar e treta.
Sfida ishte shumë e luftuar por edhe e tensionuar, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij dueli për luftën për Europën. Kjo bëri edhe që skuadrat të gabonin shpesh në momente të rëndësishme të sfidës.
Da Silva u dha avantazhin shkodranëve në fund të pjesës së parë, ndërsa në të dytën ata administruan rezultatin me qetësi. Por kur mbeteshin 10 minuta nga fundi i sfidës, Lulaj barazoi duelin, duke bërë që ndeshja të ndizej në fund me emocione të njëpasnjëshme. Në fund, ishte Plori ai që gjeti lëvizjet e duhura pasi Çoba i futur në shtesën e sfidës, shënoi në minutën e 95-të golin që i dha fitoren ekipit shkodran dhe e ngjiti në vendin e tretë në renditje.
VLLAZNIA-KUKËSI 2-1
42′ Da Silva, 90’+5′ Çoba / 80′ Lulaj
MINUTË PAS MINUTE
90’+11’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë.
90’+9’ Karton i verdhë edhe për Hakajn.
90’+6’ Karton i verdhë për Çobën i cili hoqi fanellën. Më pas ka të kuq për portierin e dytë të Vllaznisë, Qarri, si dhe për zv. trajnerin Lekiqi.
90’+5’ GOOOL VLLAZNIA! E pabesueshme ajo që ndodh në Shkodër! Çoba, i sapofutur në fushën e lojës, shfaqet para portës dhe dërgon sferën në rrjetë për avantazhin e shkodranëve.
90’+2’ Largohet Jonuzi në radhët e Vllaznisë, me Çobën që është zgjedhja e fundit e Plorit.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Hakaj kroson nga e majta në zonë, topi devijohet në këndore. Në zhvillimin e saj, Latifi gjuan me kokë, por Xhika kontrollon në dy kohë.
87’ Gj. Taipi i lë vendin Krniç në radhët e Kukësit në minutat e fundit.
85’ Karton i verdhë për vonesa për Xhikën.
84’ Gjuajtje e fortë fluturimthi e Heriç, grushton Xhika i cili shpëton portën.
83’ Latifi hyn në fushën e lojës për shkodranët në vend të Hoxhajt.
81’ Karton i verdhë per Bytyçin pas një ndërhyrje ndaj Da Silva.
80’ GOOOL KUKËSI! Shënon Bruno Lulaj pas një goditje dënimi të Sh. Taipit e cila nuk kontrollohet nga Zogoviç.
76’ Harkim perfekt i Hoxhajt nga e djathta, Aralica me kokë ka të gjithë portën përpara por godet shumë keq duke çuar sferën jashtë.
75’ Gj. Taipi mundohet të gjejë menjëherë të sapofuturin në lojë me një top të gjatë nga e djathta, por mesfushori nuk e arrin për të rrezikuar portën vendase.
74’ Tabaku merr vendin e Dragoshit në radhët e Kukësit.
70’ Heriç hyn në fushën e lojës në vend të Krujës në radhët e ekipit vendas.
67’ Gjuajtje e fortë e Gligorov, sfera bllokohet nga mbrojtësit e Vllaznisë.
58’ Rast i artë për Kukësin për të barazuar shifrat, Një harkim nga e djathta gjen Milunoviç në qendër të zonës me këtë të fundit që gjuan me saktësi por gjen përgjigjen e Zogoviç i cili devijon sferën mbi traversë.
53’ Milunoviç ka mundësinë që të nisë një kundërsulm të rrezikshëm por pasimi i tij për Feizhao është më i fortë se sa duhet dhe braziliani sheh sferën të kalojë para tij në rivënie anësore.
47’ Moment i rrezikshëm para portës së Kukësit. Një top në thellësi detyron Xhikën të dalë me këmbë duke përplasur sferën në trupin e Pëllumbit e duke shmangur ndërhyrjen e Aralica i cili për pak sa nuk i mori topin portierit.
46’ Pjesa e dytë nis me aktivizimin e Gligorov në radhët e Kukësit në vend të Gavazajt.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin minimal 1-0 të Vllaznisë.
45’+2’ Harkim tjetër në zonën e Kukësit, Aralica ul topin për Da Silva i cili sheh gjuajtjen e tij të bllokohet nga Lulaj.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
43’ GOOOL VLLAZNIA! Harkim perfekt nga e djathta i Gurishtës, Da Silva me kokë nuk e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë.
40’ Gjuajtje nga distanca e Sh. Taipit, sfera kalon mbi traversën e portës së mbrojtur nga Zogoviç.
35’ Tashmë thuajse çdo faull shoqërohet me polemika dhe protesta nga të dy skuadrat që kërkojnë me ngulm tre pikët në këtë duel.
31’ Rasti i artë për Kukësin. Një gjuajtje e Bashës nga e djathta devijohet dhe shkon drejt rrjetës, e ndalur nga shtylla në të majtë të Zogoviç.
25’ Aralica provon të djathtën nga rreth 20 metra, sfera përfundon jashtë katërkëndorit.
23’ Kruja ul topin për Hoxhajn por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga mbrojtësit e skuadrës verilindore. Më pas është Gurishta i cili harkon për Aralicën por devijimi i sulmuesit nuk e kthen sferën drejt rrjetës duke e dërguar jashtë.
18’ Da Silva merr një pasim të mirë në qendër të zonës nuk arrin të kontrollojë topin mes mbrojtësve të Kukësit dhe sfera përfundon në duart e Xhikës.
11’ Harkim në zonë i shkodranëve, Xhika bën një dalje të pastudiuar mirë dhe grushtimi i tij çon sferën rrezikshëm drejt portës, por ndërhyrja e mbrojtësve largon rrezikun.
8’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Gavazajt.
5’ Pëllumbi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Da Silva i cili po nisej drejt zonës.
3’ Feizhao nga e majta gjuan në portë, por ndalet nga mbrojtja.
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Zogovië, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Elvis Plori
KUKËSI: Xhika, Bytyçi, Lulaj, Pëllumbi, Dragoshi, Sh. Taipi, Gavazaj, Gj. Taipi, Feizhao, Milunoviç, Basha.
Trajner: Diego Longo
Arena e Lajmit
