
Në vendin tonë, Dren Abazi ka shumë fansa, apo më mirë të themi fanse. Këngëtari prej vitesh ka treguar se ka një stil tijin në të bërit muzikë, duke qëndruar ndër më të pëlqyerit për publikun. Ditët e fundit ai është fotografuar në rrugët e Tiranës, ku i shoqëruar nga miqtë e tij të “Zig Zag Orkestra”, ka spikatur me stilin e tij.
I veshur thjesht, Dreni mbante një kapele dhe syze dielli vërtet të veçanta, duke e identifikuar në stil. Si përherë, artisti duket mjaft në formë, ndonëse të shumtë janë ato që po e presin ta shohin me një vajzë. Edhe këtë herë na vjen keq t’ju zhgënjejmë, Dren Abazi ishte i shoqëruar vetëm me meshkuj. Ishte pikërisht “Spring Festival”, ai që e solli në Tiranë artistin në fillim të majit.
“Spring Festival” bëri bashkë artistët shqiptarë nga të gjitha trojet. Në Tiranë festivali nisi në sheshin “Skënderbej” dhe zgjati deri më 15 maj.
Shumë artistë u ngjitën në skenën e “Spring Festival”, për të elektrizuar atmosferën.
“Mjafton të themi se ditën e parë e dogji skenën Dren Abazi, artisti nga Kosova, ndërsa ditën e dytë një trupë teatrale nga Shkupi. Nuk është e vështirë të besosh se shqiptarët bëhen bashkë, sidomos për një festë si “Spring Festival”, thuhej në njoftimin lidhur me spektaklin e organizuar.
Megjithatë, ndonëse ky event ka përfunduar, Dreni është rikthyer sërish në Tiranë. Këtë herë ndoshta si turist, duke shijuar kryeqytetin së bashku me miqtë e tij muzikantë. Ndoshta është një vajzë nga Tirana ajo që e rikthen shpeshherë në vendin tonë. Themi kështu pasi shpeshherë Dreni është përfolur për lidhje me një vajzë shqiptare, megjithatë, vetë këngëtari nuk e ka pranuar asnjëherë një histori të tillë, duke lënë edhe më shumë në kuriozitet ndjekësit rreth motivit që e sjell gjithnjë në Tiranë.
Së fundmi, në një intervistë, Abazi ka folur për këngët që artistët bëjnë dedikuar ishpartnerëve të tyre. Ai u shpreh se ka shkruar këngë të frymëzuara nga histori të vërteta, por për një ish-partnere nuk do të shkruante kurrë.
“Për shumë këngëtarë ish-at shndërrohen në muza nga ku lindin albume të suksesshme, por unë nuk mbaj raporte me asnjë nga ish-at e mi. Nuk besoj se pas ndarjes mund të ketë ndonjë miqësi dhe nuk do të frymëzohesha kurrë nga to”, u shpreh Abazi.