
Meshkujt e politikës shqiptare e kanë treguar në detaje të vogla faktin se janë kavalierë. Ashtu ka ndodhur edhe këtë herë, ku në mënyrë të pavullnetshme, ata kanë treguar xhentilesë me kolegen e tyre, Antoneta Dhima.
Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe ministri i Brendshëm, Bled Çuçi, kanë qenë duke shkëmbyer disa minuta një bisedë te dera e Parlamentit. E teksa ishin nisur për t’u futur brenda në sallën plenare, të dy kanë ndaluar për t’i hapur rrugën një zonje.
Një gjest prej kavalierësh ky, që nuk ka mundur t’i shpëtojë fokusit të paparacit tonë.