Me humbjen e djeshme ndaj Teutës, Egnatia mbetet me ethet e rënies direkte, ndonëse janë në “play out”.

Ekziston një kombinim “ogurzi” që në 3 javët e mbetura rrogozhinasit të bien direkt. Për të shmangur këtë, Egnatias minimumi i duhet një pikë për të mos bërë rokadë me Dinamon.
Egnatia e dorëzon “play out”-in në rast se i humbet të tria ndeshjet, ndërsa Dinamo i fiton të tria, por duhet që blutë t’i mposhtin me tre gola diferencë rrogozhinasit në javën e fundit, ku ndeshen bashkë.
Arena e Lajmit
and then