Pas ndryshimit të fundit në look, Kida duket identike si Kim Kardashian

kida-kim-kardashian-bjonde-panorama-plus

Që Kidës i pëlqen të bëjë ndryshime drastike në look, këtë e kemi mësuar prej kohësh. Ajo është si një kameleon i vërtetë dhe deri më tani ka provuar ngjyra nga më të ndryshmet mbi flokë. Ndërkohë që të gjithë menduam se ajo kishte rënë pak qetësi me këto ndryshime të shpeshta, Kida na ka surprizuar sërish.

Artistja është rikthyer te flokët e gjatë bjonde dhe këtë herë duket identike si Kim Kardashian, e cila u shfaq bjode pas shumë kohësh bjonde gjatë “Met Gala”.

Po ashtu Kida emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi shihet se është rikthyer te flokët e gjata. Kjo dhe makeup e bën atë akoma më shumë të duket si Kim.

Kida e nisi karrierën e saj në një moshë të vogël dhe gjatë këtyre viteve kemi parë se ka ndryshuar jo vetëm në stilin e muzikës por edhe në fizik.

Teksa shumë mund ta konsiderojnë atë si një nga personazhet më natyrale, duket se ndryshimi i  fundit për të cilin ajo po përflitet nuk ka ardhur me moshën. Një nga detajet që ka marrë vëmendje në klipet e saj të fundit ka qenë gjoksi i artistes. Fansat kanë vënë re një ndryshim të madh të paraqitjes së Kidës në muajit e fundit nga videoklipet e një viti më parë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×