
Rita Ora dukej plot elegancë teksa ndau një sërë fotografish të mrekullueshme në profilin e saj Instagram.
Këngëtarja 31-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, ngjyrë të kuqe i kombinuar me motive të bardha.
Ajo i kishte të kapura flokët me një kapëse duke i lënë me një stil të çrregullt, ndërsa e kompletoi pamjen e saj me një grim të lehtë dhe buzët e kuqe të ndezur.
Rikujtojmë se konkurrenti i Ritës ka triumfuar në “The Voice Australia”. Mirëpo ajo që ndodhi është se shumë njerëz nuk ishin të kënaqur me rezultatin. 24-vjeçari u përball me 3 finalistë të tjerë: Thando Sikwila, Jordan Tavita dhe Faith Sosene, dhe disa mendonin se fitorja e tij nuk ishte e merituar.
Njerëz të shumtë akuzuan emisionin për racizëm duke thënë se çmimi iu dha Lachie vetëm se ishte i bardhë dhe tre konkurrentët e tjerë me ngjyrë. “Me siguri askush nuk është i befasuar që djali i bukur i bardhë fitoi”, shkroi një person në Twitter, ndërsa dikush tjetër shtoi: “Lachey fitoi? Tinguj për të bardhën”.
“Me të vërtetë e urrej ta them këtë, por ishin tre këngëtarë të nivelit tjetër në ‘The Voice Australia’ në finale. Dhe fituesi nuk ishte njëri prej tyre. Megjithatë ishte i vetmi i bardhë. Vërtet nuk mund të mendoj për një shpjegim tjetër”, ka shkruar një tjetër në Twitter. “Me sa duket gjithçka që ju nevojitet për të fituar ‘The Voice Australia’ është të jeni një burrë i bardhë mediokër!”, shtoi një tjetër fans i shfaqjes.