Të gjithë drejt Tiranës! “Avullojnë” për 2 orë biletat e finales së Ligës së Konferencës

Interesi për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit ka qenë aq i madh sa biletat e vëna në dispozicion nga faqja e UEFA-s kanë “avulluar” për më pak se 2 orë.

AIR ALBANIA FINALJA LIGA E KONFERENCES

Kërkesat e shumta nga ana e tifozëve bënë që ngarkesa të ishte aq e madhe sa faqja e web-it të shfaqte probleme dhe të binte disa herë.

Pavarësisht këtyre problemeve tifozët nuk u dorëzuan në dëshirën e tyre për të aksesuar një biletë dhe i “zhdukën” 8500 biletat që ishin në shitje me shpejtësi të frikshme.

Në këto kushte pritet që stadiumi “Air Albania” të jetë i tej mbushur në pritje të një finale plot emocione.

Biletat u nxorën në shitje pak pas mesditës me këto çmime:

Kategoria 4: 25 euro

Kategoria 3: 45 euro

Kategoria 2: 85 euro

Kategoria 1: 125 euro

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×