Iu dogj shtëpia, gruaja rrëfen tmerrin: Zjarri shkrumboi gjithçka për pak minuta, çatia gati na ra mbi kokë, dy fëmijët e vegjël të tronditur

Me Zemer22

Ditën e djeshme kati i tretë i një ndërtese të vjetër në zonën afër Institutit në Kamzë u përfshi nga flakët. Rajmonda Dika, është kryefamiljarja, banesa e së cilës u dëmtua totalisht nga zjarri.

Ajo rrëfen për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti se në momentin kur ndodhi ngjarja ishte në banesë ishte bashkë me dy vajza te mitura, ndërsa tregon se përjetuan tmerrin.

“Ça të shoh, s’më besohet dhe më vjen turp se pse u bë. Ata kanë thënë; shyqyr që keni shpëtuar. Aty skam folur, s’di gjë se sa dëme janë shkaktuar te shtëpia e fqinjës.

E kanë marrë dje burrin në polici dhe dha një deklaratë dhe nuk dimë se ça ka ndodhur. Kunati im me probleme mendore nuk ishte në ato momente në banesë. Vajza ime me probleme të shëndetit mendor u bë shumë keq. Kam fjetur te vajza ime, e kam të martuar. Do ta pranoj dhe këtë ngjarje që më dha. Banesa nuk ishte e jona, na e ka dhënë një person në ruajtje. Ajo tha; shyqyr që shpëtuat. Ai person jeton në Itali. Çatia gati na ra mbi kokë”, tha gruaja.

Arena e Lajmit

Iu dogj shtëpia, gruaja rrëfen tmerrin: Zjarri shkrumboi gjithçka për pak minuta, çatia gati na ra mbi kokë, dy fëmijët e vegjël të tronditur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook