“Alo policia…”, telefonata që alarmoi blutë e Shkodrës: Një trup i pajetë ndodhet në…

454545454 2 770x379

Trupi i pajetë 37-vjeçares Leze Qosa dje në Shkodër u zbulua rastësisht nga një banor i zonës. Ishte pikërisht ky i fundit që njoftoi i tronditur policinë se në një kanal kishte parë një trup të pajetë të një gruaje.

Forcat e rendit shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes, në një livadh në afërsi të “ByPass”-it të Shkodrës. Pas hetimeve u zbulua se trupi i pajetë, pjesërisht i dekompozuar i përkiste 37-vjeçares e cila ishte denoncuar e zhdukur që prej 18 majit nga motra e saj me të cilën jetonte në një banesë.

Policia aktualisht po heton disa pista, ku nuk përjashtohet as vetëvrasja, pasi viktima vuante nga depresioni.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×