
Deklarimi i të ardhurave dhe hetimi i stilit të jetesës në bazë të pagës, ka qenë në fokus të emisionit “Open” në News24 mbrëmjen e sotme. Por a do jenë pjesë e hetimit të këtij stili dhe politikanët? Zëvendës ministri i Financave Besart Kadia tha se politikanët bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë.
Ndërkohë që gazetari Enton Abilekaj tha se veshjet dhe çantat e politikanëve janë sa tre herë paga e tyre dhe se jepen urdhra të brendshëm që të mos i marrin në parlament për të mos rënë në sy. Ai shtoi se e gjitha është propagandë dhe s
A do deklarohen të ardhurat dhe stili i jetesës së politikanëve?
Kadia: Do dalë me kohën. Nuk e di pse po bëhet sikur është ligji në parlament dhe tani po merremi me detajet. Politikanë bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë.
Lapaj: Çështja është të mos mbivendosen institucionet. Po çantat e deputeteve, rripat etj. do verifikohen?
Abilekaj: Veshjet, çantat e tyre janë tre herë sa paga e tyre. Si e blen ai, me çfarë të ardhurash? A hetohen? Jepen urdhra të brendshëm mos merrni çanta të shtrenjta se bini në sy. Rama s’ka dhënë një herë të dhëna të sakta, deklarimin. ILDKP ishte në varësi të Presidentit dhe e kanë këta tani. Këta nuk udhëheqin me forcën e shembullit siç thotë Edi Rama. Veten e shmangin nga çdo hetim dhe kur SPAK heton ndonjë nga këta ata dalin në Kongres. Paradën e kullave në mes të Tiranës nuk e heton njeri. Ama po more makinën 100 mijë euro do ta hetojnë të gjithë. Kjo është zgjidhja? Këtu kemi të bëjmë me një propagandë, me kontrollin e shtresës së mesme. Atë që tentoi të vrasë. Shtresa e mesme është ajo që e rrëzon nga pushteti. Ai do të kontrollojë pagat tona, jo të ardhurat e biznesit të madh, jo paratë e kullave. Ata e kanë aty, të shkojnë te kullat, kredi s’kanë marrë, ku i gjetën? Raporti i KE e thekson çdo vit, pastrimi i parave është problem shumë shqetësues për të cilin nuk po bëhet asgjë. Ai do të kontrollojë ato para që kalojnë nëpërmjet bankës. Qëllimi nuk është të kontrollojë evazionin fiskal.