Iu premtonte viza dhe punësime jashtë vendit qytetarëve, si i përfitoi e reja shuma të mëdha parash përmes mashtrimit. U denoncua edhe nga…

Policia Tiranes6 933x445

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 30-vjeçares Veriana Gega, e cila u arrestua sot nga policia e Tiranës për mashtrim. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ndaj të resë ishin depozituar 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të vajzës.

Duke iu referuar hetimeve, Çelmeta raporton se 30-vjeçarja iu ka marrë qytetarëve shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar. Shumica e qytetarëve të mashtruar janë nga qyteti i Tiranës dhe i Elbasanit.

Denoncimi i fundit ndaj 30-vjeçares për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar, i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare. Pas denoncimit 30-vjeçarja u arrestua nga policia në kuadër të operacionit ‘Promise’. Aktualisht policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×