Meta mesazh Zelenky-it dhe Bashkimit Europian: Jemi krah Ukrainës, kam besim se BE do të ndërmarrë hapat e duhur për anëtarësimin e saj

Meta

Presidenti Ilir Meta në një mesazh të shpërndarë në Twitter, shpreh solidaritet ndaj Ukrainës, ndërsa shton se beson se BE do të ndërmarrë hapat e duhur për mundësimin e anëtarësimit të saj.

“Solidariteti i palëkundur me Ukrainën, është vendimtar për Evropën. Unë kam besim se Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapat e duhur drejt zgjerimit të shteteve demokratike që ndajnë dhe mbështesin vlerat dhe standardet evropiane”, shkruan Meta.

“Ne qëndrojmë krah      Ukrainës”, është hashtagu i vendosur në fund të postimit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×