Rrëfimi i bujshëm/ Elis Bakaj zbulon për herë të parë shumën e majme që u pagua për transferimin e tij në vitin 2011

Elis Bakaj, u transferua në muajin janar të vitit 2011 te skuadra e Dinamos së Bukureshtit, duke bërë hapin galopant në karrierën e tij. I ftuar në emisionin ‘GSP LIVE”, mëngjesin e sotëm, shqiptari, ka zbuluar një prapaskenë tepër interesante për sa i përket shifrës të transferimit te klubi i madh rumun.

Bakaj

“Kjo është e vërtetë. Shuma ishte gati 400 mijë euro. Nuk e di se çfarë shkruhej atëherë. Ishte një kohë e bukur, ne luajtëm në ekipin më të mirë atëherë. Dija për Dinamon, për Demollarin. Ai më solli”, u shpreh Bakaj në lidhje me transferimin te Dinamo e Bukureshtit, ku qëndroi nga janari i 2011 deri në fund të shkurtit të vitit 2012. Vlen të theksohet fakti, se gjatë kohës së transferimit të Bakajt nga Dinamo e Tiranës drejt kampionati rumun, shifra që qarkulloi në media asokohe ishte 250 mijë euro.

Më tej në intervistën e dhënë për ‘GSP LIVE”, shqiptari foli edhe në lidhje për një rikthim të mundshëm te Dinamo e Bukureshteit teksa deklaroi:

“Doja shumë të luaja. Ka pasur diskutime, por mendoj se trajneri nuk ishte dakord. Ndodhi tani me Stoikanin. Dikush nga klubi më tha të vija në provë. Nuk kam pasur as pretendime financiare. Unë thashë se mund të bëja çfarë të donin. Doja shumë të luaja për Dinamon, mundem edhe tani.Trajneri nuk donte. E shihni, ai trajner qëndroi dy ndeshje dhe u largua.

Kështu bëhet këtu në Rumani. Ai mendon për momentin, nuk mendon për ekipin dhe tifozët. Por kur është një kohë e vështirë, duhet të kesh lojtarë me përvojë. Ja ku arriti Dinamo. Eshte turp. Por mendoj se Dinamo qëndron në ligën e parë”, ka shtuar Bakaj.

BAKAJ5

Në 13 muaj, Bakaj regjistroi vetëm 33 ndeshje te Dinamo e Bukureshtit (27 në kampionat, 5 në Kupë dhe një në Ligën e Evropës), shqiptari pretendon se trajnerët kishin vënë baste që lojtarët e tjerë të shiteshin.

“U largova pas një viti apo më shumë. Kur erdhi Ciobotariu filluan problemet. Mendoj se e meritova të luaja sërish. A e dini se si është? Kur ndryshon trajneri, mund të jesh më i miri, por për një trajner nuk je i zoti në sistemin e tij. Edhe futbolli është biznes, duhet të fitosh edhe para”, tha shqiptari.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×