“Alo, një person qarkullon me armë”, si tentoi i riu që t’i shpëtonte policisë duke u arratisur me taksi, por…

Policia Tiranes6 933x445

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin nga Policia e Tiranës të 20-vjeçarit nga Dobraçi i Shkodrës, i cili me armë në brez teksa lëvizte në zonën e “Komunës së Parisit”. Bëhet fjalë për Samuel Troshanin.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se policia është njoftuar nga një qytetar në mënyrë anonime, sipas të cilit një i ri lëvizte me armë në qytet.

Po ashtu mësohet se pasi ka parë policinë, i riu është futur me shpejtësi në një taksi me qëllim largimin, por efektivët e kanë ndaluar duke i kapur edhe armën që mbante me vete, një pistoletë tip “Beretta” e zbukuruar në lule në pjesën e dorezës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook